STAFI I SMARTKIDS™
KRISTINA TOMÇO - BASHKË-THEMELUESE & DREJTORESHË
E diplomuar në Filozofi Sociale, Kristina i ka përqëndruar studimet dhe eksperiencat e saj në përmirësimin e metodologjive aktuale të mësimdhënies duke sjellë teknologji digjitale si mënyrën e duhur për të qëndruar të përditësuar me ndryshimet e shpejta në evolucionin e tregut global. Talenti i saj është gjetja e metodologjive inovative dhe përshtatja e tyre në mënyra sa më praktike dhe argëtuese për grupmosha të ndryshme të fëmijëve. Ajo gjithmonë përpiqet të ndihmojë fëmijët në vështirësitë që hasin dhe është e aftë të dallojë pikat e tyre të forta.
GEIV TOMÇO - BASHKË-THEMELUES & LEKTOR
I diplomuar në Shkencat Kompjuterike, Geiv është një ndër individët më aktivë në Shqipëri si mësues për teknologjitë digjitale dhe si mentor dhe facilitues në komunitetet e programuesve. Me më shumë se 10 vite eksperiencë në fushat e Elektronikës dhe Programimit, talenti i tij është aftësia për të zbuluar, eksperimentuar dhe shpikur teknologji të reja që nuk gjenden aktualisht në vend dhe më pas kalimi i këtij informacioni tek fëmijët e talentuar ose të rriturit që janë të interesuar ndaj tyre.