Në SmartKids ne besojmë vërtet në ndikimin që do të kenë fëmijët në të ardhmen e jetëve të gjithkujt. Biznesi ynë është ndërtuar mbi parimin e ofrimit të edukimit sa më të hershëm të jetë e mundur dhe ndodhemi gjatë gjithë kohës në proces zhvillimi dhe përshtatjeje të metodologjive të reja, si nga ato që përdoren në shtete të tjera...
Sot ishte një ditë e veçantë në modulin tonë të Shkencës: një ditë e kaluar pranë natyrës së bashku me prindërit e fëmijëve! Shkenca është një modul që përmban një numër mjaft divers njohurish për natyrën që na rrethon dhe një numër eksperimentesh të thjeshta në mënyrë që fëmijët të praktikojnë dijet e tyre rreth saj. Sot, së bashku me një prej...
Teksa sapo kemi hyrë në muajin e Biologjisë, kemi prurjen më të re në grupin e aseteve tona: një mikroskop! Një mikroskop në miniaturë, megjithatë mjaft i fuqishëm të cilin mund ta lidhim me paisjet Smart dhe që i mundëson fëmijët të shohin çfarë ndodh në mikro-botë. Ky është një aktivitet mjaft argëtues që u jep atyre një perspektivë...
Sot, në sajë të aktivitetit të përvitshëm "Toy Drive" të organizuar nga M & M Ivanaj Foundations of New York & Tirana, i zhvilluar në mjediset e Pavionit të Pediatrisë pranë Spitalit të Tiranës, ne ofruam një sesion mjaft tërheqës dhe ngazëllyes me flotën e robotëve tanë për fëmijët që fatkeqësisht u duhet t'i kalojnë këto ditë...
Ashtu siç j'ua kishim premtuar edhe në broshurat e vjetshme, jemi më se të lumtur t'ju prezantojmë me modulin tonë më të ri edukativ: Elektronika! Ajo ka evoluar jashtëzakonisht shumë gjatë dekadës së fundit, aq sa çdo send që na rrethon ka filluar të perceptohet si Smart, dhe si e tillë ka lindur industria e...
SmartKids™ tani ofron një kurs të ri: Robotika! Gjithçka në këtë modul ka të bëjë me përmirësimin e aftësive praktike, të mësuarit si të programosh robotët, të përmirësosh aftësitë imagjinative dhe të zgjidhjes së problematikave, koordinimi sy-motor dhe logjika sekuenciale; të gjitha këto duke u argëtuar në mënyrë individuale por edhe në grup! Ky ishte një modul mjaft sfidues për tu zbatuar, pasi...