Blog

Prurja më e re në Modulin e Shkencës

Prurja më e re në Modulin e Shkencës

Teksa sapo kemi hyrë në muajin e Biologjisë, kemi prurjen më të re në grupin e aseteve tona: një mikroskop! Një mikroskop në miniaturë, megjithatë mjaft i fuqishëm të cilin mund ta lidhim me paisjet Smart dhe që i mundëson fëmijët të shohin çfarë ndodh në mikro-botë. Ky është një aktivitet mjaft argëtues që u jep atyre një perspektivë të re rreth gjërave që nuk duken me syrin tonë të lirë, por që gjithsesi ndodhen aty, nën hundën tonë.

Sot vëzhguam përgatesa të ndryshme me anë të mikroskopit. Siç është edhe traditë, nisëm me lëkurën e qepës së kuqe, dhe më pas vazhduam me gjëra si: polen lulesh, këmbëz blete, kristale, pluhur nga ajri, e kështu me radhë. Ky leksion u prit me ngazëllim nga ana e fëmijëve, të cilët ishin të gatshëm të jepnin reagimet dhe opinionet e tyre tek miqtë dhe familja.

Mikroskopi dhe leksionet që zhvilluam sot, i bëjnë fëmijët më të ndërgjegjshëm rreth faktit që duhet të tregojmë kujdes për rrethanat tona, natyrën, bimët, kafshët dhe shëndeti në përgjithësi. Gjithashtu i rikujtuam fëmijëve rëndësinë e të larit të duarve përpara se të hamë.

Zbuloni kurse të tjera duke klikuar në këtë link, dhe si gjithmonë ju mund të na kontaktoni nëpërmjet mediave tona sociale!

sqShqip