SmartSpace

SmartSpace Logo (TRANSP)

ABONIMI, ZGJIDHJA MË PRAKTIKE DHE FLEKSIBËL PËR TË GJITHË!

NJË PREZANTIM I HAPËSIRËS SONË MAKERSPACE

SmartSpace është një hapësirë makerspace mjaft dinamike ku studentët mund të përdorin mjetet dhe metodologjitë e pranishme rreth fushave STEAM, si Shkenca, Teknologjia, Inxhinieria, IA dhe Matematika. Hapësira jonë vendos në dispozicion paisje dhe aparatura të teknologjisë së lartë që mundësojnë rezultate të shkëlqyeshme, përdorimi i të cilave është i thjeshtë e nuk ka nevojë për shumë mbikëqyrje. Na vizitoni kur të dëshironi, ne ndodhemi në zonën e Bllokut në Tiranë, klikoni këtu për t'u orientuar në hartë.

Mentorët tanë janë në gatishmëri për të ofruar udhëzime dhe ndihmë për çdo aktivitet, projekt, ide apo prototip dhe janë të gatshëm t'ju bashkohen ëndrrave tuaja dhe t'ju ndihmojnë t'i realizoni ato. Pjesëmarrësit kanë mundësi të marrin pjesë në kurse specifike ose të zgjedhin rrugëtimin që dëshirojnë duke u abonuar në SmartSpace dhe duke ardhur kur të duan sipas një numri të caktuar orësh mujore dhe kështu ata mund të provojnë, mësojnë dhe zhvillojnë pak nga të gjitha fushat që ofrojnë shkencat e STEAM. Lexoni broshurën tonë dhe regjistrohuni tek plani që ju intereson më tepër.

Mësoni më tepër

Regjistrohuni këtu

sqShqip