Shërbime për biznese

SmartKids - Kurse në bizneset tuaja: Robotikë, Shkencë, Kodim

SHËRBIME NË BIZNES

Ne i ofrojmë kurset tona edhe për institucionet arsimore private dhe bizneseve të tjera të interesuara për të përfshirë edukimin STEM si aktivitet ekstra-kurrikular.

SmartKids - Kurse në bizneset tuaja: Robotikë, Shkencë, Kodim
  • Pajisjet

    Për kurse të veçanta si robotika, ne sjellim paisjet tona. Institucioni nuk ka nevojë të blejë asgjë dhe tarifa e mirëmbajtjes është e përfshirë në çmimin e shërbimit.

  • Vendndodhja

    Ne përdorim ambientet ose klasat tuaja për të zhvilluar seancat e kurseve. Ne përshtatemi me çdo lloj organizimi të klasave të institucionit tuaj.

  • Grupet

    Ne i organizojmë studentët në grupe prej 8-10 personash që të sigurohemi që çdo pjesëmarrës të ketë vëmendje të mjaftueshme.

  • Seanca

    Kohëzgjatja mesatare e një seance është 30 minuta, por ndryshon në varësi të grupmoshave. Na kontaktoni për më shumë informacion.

  • Periudhat

    Ne ofrojmë aktivitete vjetore dhe kampe verore, por mund t'i përshtasim kurset tona edhe për ndonjë periudhë më specifike apo më të kufizuar.

  • Performanca

    Gjatë çdo seance, ne mbledhim të dhëna të ndryshme të cilat i grupojmë në disa tregues psiko-socialë që na mundësojnë të ndjekim ecurinë dhe të përshtasim metodologjinë e mësimdhënies për çdo student.

Tani ne ofrojmë mundësinë më të mirë për institucionin tuaj! Aplikoni tani dhe ne do t'ju ofrojmë një seancë falas tek ambientet tuaja me studentët tuaj, kështu ju mund të shuani çdo dyshim që mund të keni. Rezultatet flasin më shumë se çdo lloj reklamimi!

>> SEANCË FALAS NË AMBIENTIN TUAJ <<

sqShqip