Blog

Elektronika: Moduli edukativ më i ri i SmartKids

Electronics

Ashtu siç j'ua kishim premtuar edhe në broshurat e vjetshme, jemi më se të lumtur t'ju prezantojmë me modulin tonë më të ri edukativ: Elektronika!

Elektronika ka evoluar jashtëzakonisht shumë gjatë dekadës së fundit, aq sa çdo send që na rrethon ka filluar të perceptohet si Smart, dhe si e tillë ka lindur industria e Inteligjencës së Gjërave (Intelligence of Things), çka po e transformon mënyrën tonë të jetesës në fusha si dizajni, transporti, shëndeti, siguria ushqimore, industria e agrikulturës, ekonomia, tregu konsumator dhe eksporti. Ky modul do t’i mësojë pjesëmarrësve si të analizojnë proceset e industrive dhe si mund t’i automatizojnë ato nëpërmjet platformave software dhe hardware më avantgarde në botë, si RaspberryPi dhe Arduino.

Fëmijët do të mësojnë bazat e elektronikës dhe do të marrin pjesë në projekte në grup mjaft argëtuese për të ndërtuar paisjet e tyre smart, me vetë duart e tyre! Po, pikërisht ky është qëllimi i elektronikës, pra tu japë fëmijëve mundësinë që të ndërtojnë vetë çdo gjë që ata imagjinojnë dhe më pas "t'i japin jetë" duke e programuar atë.

Ky modul, së bashku edhe me programimin, janë aftësi shumë të rëndësishme që do të zhvillojnë anën e tyre karakteriale dhe intelektuale, gjithmonë në përgatitje ndaj problematikave të çdo lloji që do të hasin në të ardhmen e afërt, aftësi këto të lidhura ngushtë edhe me karrierat e tyre.

Zbuloni kurse të tjera duke klikuar në këtë link, dhe si gjithmonë ju mund të na kontaktoni nëpërmjet mediave tona sociale!

Ashtu siç j’ua kishim premtuar edhe në broshurat e vjetshme, jemi më se të lumtur t’ju prezantojmë me modulin tonë më të ri edukativ: Elektronika!

Elektronika ka evoluar jashtëzakonisht shumë gjatë dekadës së fundit, aq sa çdo send që na rrethon ka filluar të perceptohet si Smart, dhe si e tillë ka lindur industria e Inteligjencës së Gjërave (Intelligence of Things), çka po e transformon mënyrën tonë të jetesës në fusha si dizajni, transporti, shëndeti, siguria ushqimore, industria e agrikulturës, ekonomia, tregu konsumator dhe eksporti. Ky modul do t’i mësojë pjesëmarrësve si të analizojnë proceset e industrive dhe si mund t’i automatizojnë ato nëpërmjet platformave software dhe hardware më avantgarde në botë, si RaspberryPi dhe Arduino.

Fëmijët do të mësojnë bazat e elektronikës dhe do të marrin pjesë në projekte në grup mjaft argëtuese për të ndërtuar paisjet e tyre smart, me vetë duart e tyre! Po, pikërisht ky është qëllimi i elektronikës, pra tu japë fëmijëve mundësinë që të ndërtojnë vetë çdo gjë që ata imagjinojnë dhe më pas “t’i japin jetë” duke e programuar atë.

sqSQ