Blog

Përfitimet e kursit Game Design

Sezonin e ri 2023-2024 po e nisim me disa kurse të reja, një nga të cilat është Game Design, për të cilin kemi pasur shumë kërkesa nga prindërit dhe fëmijët. Kjo nuk vjen si diçka e papritur ose e çuditshme, pasi në kohët e sotme sa vjen dhe bëhet edhe më e mundur që edukimi dhe argëtimi të jenë të lidhura ngushtë për të dhënë rezultate edhe më të forta tek fëmijët. Gjejmë vendin të përgatisim dhe t’ju japim një pasqyrë të përgjithshme se në çfarë konsiston ky kurs, pse është kthyer në trend dhe çfarë përfitimesh kanë për fëmijët, ndaj lexoni me vëmendje përmbajtjen e këtij artikulli për të mësuar më tepër rreth Game Design.

Game Design, që nga titulli, përfaqëson krijimin dhe zhvillimin e përvojave virtuale, kryesisht në kontekstin argëtues të video-lojërave. Por, përtej aspektit argëtues dhe lojës në grup, Game Design ka si synim ndërtimin e një eksperience sa më të veçantë për ata që luajnë, dhe kjo përgjegjësi bie pikërisht mbi ata që mësojnë të ndërtojnë lojëra që janë tërheqëse, me histori të bukur, personazhe interesantë, nivele sfiduese, eksperienca përfshirëse dhe në fund, por jo nga rëndësia, etika e lojërave. Kjo i jep mjaft vlerë në vetvete kursit duke qenë se mbulon një gamë të gjerë aftësish dhe aspektesh që trajtohen me fëmijët.

Çfarë zhvillohet në Game Design?

Në thelb, Game Design përfshin ndërtimin e mjedisit (harta), hartimin e rregullave, strukturës, historisë dhe karaktereve të një loje, duke pasur parasysh parime të rëndësishme të ndërtimit të lojërave, si të qenurit etike, me qëllime, të sigurta, të këndshme, sfiduese dhe zbavitëse për lojtarët. Game Design kombinon aspekte si tregimi, psikologjia, arti dhe teknologjia për të krijuar botë dixhitale që ftojnë lojtarët të përfshihen në një eksperiencë plot emocione.

Çfarë kemi zgjedhur për të realizuar kursin e Game Design?

Ka shumë lloje platformash që mundësojnë dizenjimin e lojërave, por ndër më të njohurat mund të rendisim: Roblox, Unity dhe Unreal Engine. Duke pasur parasysh që prindërit duan të sigurohen që fëmijët e tyre argëtohen duke mësuar tema dhe aftësi të rëndësishme për të ardhmen e tyre, ndër këto platforma zgjodhëm Roblox. Midis arsyeve kryesore se pse e zgjodhëm janë: lehtësia në përdorim krahasuar me platformat e tjera që janë për studentë më të rritur, lehtësia për publikimin e lojës në platforma të ndryshme, si kompjuter, tablet, smartphone pa pasur nevojë për njohuri të thella, mundësia dhe lehtësia për të luajtur në grup me shokë, lehtësia e gjuhës së programimit “Lua” dhe së fundmi, një gamë e gjerë asetesh dhe objektesh të gatshme që përshpejtojnë ndërtimin e hartave nga ana vizuale dhe funksionale.

Sa zgjat ky kurs dhe çfarë mësojnë fëmijët?

Që dizenjimi i lojërave të jetë i suksesshëm, fëmijët duhet të zhvillojnë në harkun kohor prej 4 muajsh disa disiplina si arti, tregimi, pamja, logjika, etika dhe programimi. E thënë ndryshe, ata duhet të mësojnë të ndërtojnë një histori si dhe personazhet përkatëse dhe qëllimin e lojës, pastaj duhet të dizenjojnë relievin dhe mjedisin ku zhvillohen ngjarjet, më pas duhet që në funksion të historisë të përdorin logjikën për të zhvilluar sfidat ose nivelet e lojës në atë mjedis. Nëpërmjet etikës sigurohen që loja është gjithëpërfshirëse, pra jo diskriminuese, dhe e sigurt për tu luajtur nga të gjithë fëmijët e tjerë, si dhe e fundit por jo nga rëndësia, duhet të mësojnë të kodojnë nëpërmjet gjuhës së programimit “Lua” sjelljet e objekteve rreth mjedisit dhe niveleve përkatëse tek të cilat duhet të kalojnë lojtarët.

Cilat janë përfitimet konkrete nga ky kurs?

Përfitimet e përfshirjes së fëmijëve në një kurs Game Design janë të panumërta. Ky proces përmirëson në mënyrë mjaft natyrale krijimtarinë duke i inkurajuar fëmijët që të mendojnë përtej kornizave dhe të imagjinojnë përtej kufijve. Gjatë udhëtimit të tyre në këtë proces, ata do të përballen padyshim me plot sfida dhe probleme. Çdo vështirësi kthehet në mësim dhe kjo i mpreh aftësitë e tyre analitike dhe të zgjidhjes së problemeve. Bashkëpunimi është zakonisht një nga elementet kyçe të projekteve në Roblox. Përfshirja në aktivitete në grup tregon rëndësinë e të punuarit si një skuadër, e komunikimit dhe artit të kompromisit. Si rezultat, një lojë e mirëndërtuar mund të arrijë popullaritet të lartë në platformë, e cila i jep fëmijëve një ndjenjë arritjeje frymëzuese. Nuk është aspak çudi që në këtë mënyrë të vijnë edhe përfitime monetare, pasi lojërat që kanë shumë përdorues kërkojnë mirëmbajtje, gjë e cila kthen edhe të ardhura të mira.

Pse duhet ta zgjidhni me patjetër këtë kurs?

Në përfundim, duam të ripërsërisim rëndësinë e aftësimit të fëmijëve me sa më shumë aftësi teknike dhe profesionale në këtë botë kaq dinamike ku kërkesat për zgjidhje dhe angazhim profesional sa vijnë dhe rriten. Game Design-i është një metodë që kalon përtej argëtimit tradicional dhe mundëson që fëmijët të krijojnë një pavarësi shumë të rëndësishme, gjë që i rrit edhe më mirë në të gjitha aspektet. Me anë të kësaj metode që po sjellim në jetë, jo vetëm që po përgatisim fëmijët për të ardhmen, por po i japim një përparësi të konsiderueshme.

Bashkohuni tek grupet tona duke na kontaktuar tani, pasi fillojmë së shpejti! Ju mirëpresim edhe në ambientet tona për të provuar një seancë provë, pasi ju takon!

Lini një Përgjigje

sqShqip