fbpx
SmartKids Logo Transparent Square

MIRË SE ERDHËT NË FAQEN TONË!

SHËRBIMET TONA

Ne ofrojmë një numër shërbimesh për individë, institucione arsimore dhe biznese të tjera private, të cilat mund t'i gjeni më poshtë. Në këtë faqe mund të gjeni pjesën më të madhe të informacioneve që ju nevojiten, por për më tepër informacion jeni të mirëpritur të na kontaktoni ose të na vizitoni kur të dëshironi.

Na kontaktoni

NJË PREZANTIM I HAPËSIRËS SONË MAKERSPACE

SmartSpace Logo (TRANSP)

SmartSpace është një hapësirë makerspace mjaft dinamike ku studentët mund të përdorin mjetet dhe metodologjitë e pranishme rreth fushave STEAM, si Shkenca, Teknologjia, Inxhinieria, IA dhe Matematika. Hapësira jonë vendos në dispozicion paisje dhe aparatura të teknologjisë së lartë që mundësojnë rezultate të shkëlqyeshme, përdorimi i të cilave është i thjeshtë e nuk ka nevojë për shumë mbikëqyrje. Na vizitoni kur të dëshironi, ne ndodhemi në zonën e Bllokut në Tiranë, klikoni këtu për t'u orientuar në hartë.

Mentorët tanë janë në gatishmëri për të ofruar udhëzime dhe ndihmë për çdo aktivitet, projekt, ide apo prototip dhe janë të gatshëm t'ju bashkohen ëndrrave tuaja dhe t'ju ndihmojnë t'i realizoni ato. Pjesëmarrësit kanë mundësi të marrin pjesë në kurse specifike ose të zgjedhin rrugëtimin që dëshirojnë duke u abonuar në SmartSpace dhe duke ardhur kur të duan sipas një numri të caktuar orësh mujore dhe kështu ata mund të provojnë, mësojnë dhe zhvillojnë pak nga të gjitha fushat që ofrojnë shkencat e STEAM. Lexoni broshurën tonë dhe regjistrohuni tek plani që ju intereson më tepër.

Mësoni më tepër

Regjistrohuni këtu

Çfarë do të mësoni

Robotikë

Kodim

Elektronikë

3D-Modeling

STAFI I SMARTKIDS™

KRISTINA TOMÇO - BASHKË-THEMELUESE & DREJTORESHË

E diplomuar në Filozofi Sociale, Kristina i ka përqëndruar studimet dhe eksperiencat e saj në përmirësimin e metodologjive aktuale të mësimdhënies duke sjellë teknologji digjitale si mënyrën e duhur për të qëndruar të përditësuar me ndryshimet e shpejta në evolucionin e tregut global. Talenti i saj është gjetja e metodologjive inovative dhe përshtatja e tyre në mënyra sa më praktike dhe argëtuese për grupmosha të ndryshme të fëmijëve. Ajo gjithmonë përpiqet të ndihmojë fëmijët në vështirësitë që hasin dhe është e aftë të dallojë pikat e tyre të forta.

GEIV TOMÇO - BASHKË-THEMELUES & LEKTOR

I diplomuar në Shkencat Kompjuterike, Geiv është një ndër individët më aktivë në Shqipëri si mësues për teknologjitë digjitale dhe si mentor dhe facilitues në komunitetet e programuesve. Me më shumë se 10 vite eksperiencë në fushat e Elektronikës dhe Programimit, talenti i tij është aftësia për të zbuluar, eksperimentuar dhe shpikur teknologji të reja që nuk gjenden aktualisht në vend dhe më pas kalimi i këtij informacioni tek fëmijët e talentuar ose të rriturit që janë të interesuar ndaj tyre.

PLATFORMA INTELIGJENTE E MATJES SË PROGRESIT MËSIMOR

Në metodologjitë tona, ne përdorim mundësitë më të mira që na ofron teknologjia digjitale. Platforma jonë digjitale autentike na ndihmon të ndjekim ecurinë individuale të çdo fëmije, duke u bazuar mbi një numër treguesish psiko-social. Këto të dhëna na ndihmojnë ne dhe prindërit e fëmijëve që të ndjekin hap pas hapi ecurinë mësimore dhe zhvillimin intelektual, ashtu si dhe na mundëson identifikimin e pikave të dobëta për t'i përmirësuar ato në mënyrë më individuale.

KËNDI I LIBRIT SMARTKIDS

Një përzgjedhje me libra të sugjeruar për fëmijët e zgjuar, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga stafi ynë i kualifikuar, libra të cilët mund t'i gjeni në treg për të gjithë audiencën shqiptare.

Ju mund ta porosisni një libër online dhe të paguani në dorëzim. Klikoni mbi një produkt për të filluar me blerjen!

SHFAQJE NË MEDIA

LEXONI BLOGUN TONË

Ashtu siç j'ua kishim premtuar edhe në broshurat e vjetshme, jemi më se të lumtur t'ju prezantojmë me modulin tonë më të ri edukativ: Elektronika! Lexo të plotë
Moduli më i ri: Robotikë
SmartKids™ tani ofron një kurs të ri: Robotika! Gjithçka në këtë modul ka të bëjë me përmirësimin e aftësive praktike, të mësuarit si të programosh robotët, Lexo të plotë

Do ta provosh?

1 JAVË PROVË FALAS

Regjistrohu këtu dhe do të marrësh kuponin tënd ekskluziv, si dhe do të qëndrosh i përditësuar me artikujt dhe programet tona më të fundit.

sqShqip