Fillo Kodimin!

Fillo Kodimin!

1200 L

Ky libër të mëson se si të kodosh duke përdorur tri gjuhë bazë të programimit: HTML, CSS dhe JavaScript. Një kompjuter mund ta programosh të bëjë thuajse çdo gjë, por në fillim dikush duhet të shkruajë një program që ai të mundet ta ndjekë. Programet duhet të shkruhen në gjuhë që kompjuteri mund t’i kuptojë. Kodimi ka të bëjë tërësisht me të mësuarit sesi të shkruash programe në gjuhë të ndryshme.

SKU: SK-BK02 Kategori:

Përshkrim

Përshëndetje! Ne jemi Komunitetit Mbarëbotëror i të Talentuarve në Fushën e Teknologjisë, një komunitet ndërkombëtar koduesish të moshave nën 18 vjeç. E kemi përgatitur këtë libër sepse duam që të bëhesh një yll i teknologjisë së të ardhmes. Urojmë që Get Coding! jo vetëm të të mësojë si të kodosh, por edhe të të tregojë sesa argëtuese dhe emocionuese mund të jetë. Kodimi është një ndër aftësitë më të rëndësishme.

Ky libër të mëson se si të kodosh duke përdorur tri gjuhë bazë të programimit: HTML, CSS dhe JavaScript. Një kompjuter mund ta programosh të bëjë thuajse çdo gjë, por në fillim dikush duhet të shkruajë një program që ai të mundet ta ndjekë. Programet duhet të shkruhen në gjuhë që kompjuteri mund t’i kuptojë. Kodimi ka të bëjë tërësisht me të mësuarit sesi të shkruash programe në gjuhë të ndryshme.

HTML, CSS dhe JavaScript janë tri nga gjuhët më të rëndësishme të programimit në botë. Ato përdoren nga Zhvilluesit e Web-it, për të ndërtuar faqet e web-it, aplikacione të bazuara në web dhe lojra që ti përdor çdo ditë. Ky libër do të të mësojë të shkruash kod dhe të ndërtosh programe duke përdorur këto gjuhë programimi. Në këtë libër do të mësosh aftësi të vërteta kodimi që mund t’i përdorësh për të kryer programime nga më të ndryshmet.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Jini i pari që shqyrton “Get coding!”
sqShqip