Po sikur?

Po sikur?

1500 L

Nga autori i figurave komike të mirënjohura xkcd, vijnë përgjigje mjaft zbavitëse dhe informuese ndaj pyetjeve të rëndësishme shkencore që ndoshta nuk e keni menduar kurrë. Miliona njerëz vizitojnë çdo javë faqen xkcd.com për të lexuar përgjigjet e jashtëzakonshme me figura komike të Randall Munroe. Vizatimet e tij me njerëz-shkopinj rreth shkencës, teknologjisë, gjuhës dhe dashurisë kanë një numër të madh ndjekësish, pa lënë mënjanë përgjigjet e studiuara thellësisht ndaj pyetjeve më të çuditshme të fansave të tij.

SKU: SK-BK01 Kategori:

Përshkrim

Nga autori i figurave komike të mirënjohura xkcd, vijnë përgjigje mjaft zbavitëse dhe informuese ndaj pyetjeve të rëndësishme shkencore që ndoshta nuk e keni menduar kurrë. Miliona njerëz vizitojnë çdo javë faqen xkcd.com për të lexuar përgjigjet e jashtëzakonshme me figura komike të Randall Munroe. Vizatimet e tij me njerëz-shkopinj rreth shkencës, teknologjisë, gjuhës dhe dashurisë kanë një numër të madh ndjekësish, pa lënë mënjanë përgjigjet e studiuara thellësisht ndaj pyetjeve më të çuditshme të fansave të tij. Pyetjet që ai merr variojnë nga ato më të çuditshmet, deri tek ato tërësisht djallëzore: • Po sikur të shkoja për not në një pishinë me mbetje të karburanteve bërthamore? • A mund të ndërtosh një raketë "jetpack" duke përdorur kalashnikovë të drejtuar për poshtë? • Po sikur një tërmet me magnitudë 15 ballë Rihter të godiste Nju Jorkun? • A janë të mundura tornadot me zjarr? Përgjigjet e tij janë kryevepra zgjuarsie dhe qartësimi të cilat shpjegojnë me përpikmëri gjithçka, që nga efektet relativiste të një topi bejsbolli që udhëton me shpejtësinë e dritës deri tek mënyrat më tronditëse që mund të vdesësh duke u përpjekur të ndërtosh një tabelë të vërtetë periodike të elementeve. Ky libër përmban pyetje të reja që nuk u është dhënë përgjigje ndonjëherë, si dhe disa nga pyetjet më të pëlqyera nga faqja online e xkcd-së. Po sikur? është një libër i çmuar për fansat e xkcd-së dhe këdo që pëlqen të kalojë kufijtë e hipotezave.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Jini i pari që shqyrton “What if?”
sqShqip