Ushqejmë pasionin e fëmijëve për teknologjinë nëpërmjet edukimit etik, argëtues dhe profesional.

SKEDU-2021-HZ-TS

Ushqejmë pasionin e fëmijëve për teknologjinë nëpërmjet edukimit etik, argëtues dhe profesional.

Rezervo seancën e provës tani!

Ne ju japim mundësinë të provoni një seancë falas për kurset tona para fillimit të semestrit, kështu që ju dhe fëmija juaj të familjarizohet me SmartKids, me mësuesit dhe programet që ofrojmë ne. Përdorni formularin e thjeshtë për të rezervuar një takim me ne:

Një shikim i shpejtë i ambientit tonë makerspace

Mësoni më tepër

Regjistrohuni këtu

Çfarë do të mësoni

Robotikë

Kodim

Elektronikë

Game Design

3D-Modeling

STAFI I SMARTKIDS™

KRISTINA TOMÇO - BASHKË-THEMELUESE & DREJTORESHË

E diplomuar në Filozofi Sociale, Kristina i ka përqëndruar studimet dhe eksperiencat e saj në përmirësimin e metodologjive aktuale të mësimdhënies duke sjellë teknologji digjitale si mënyrën e duhur për të qëndruar të përditësuar me ndryshimet e shpejta në evolucionin e tregut global. Talenti i saj është gjetja e metodologjive inovative dhe përshtatja e tyre në mënyra sa më praktike dhe argëtuese për grupmosha të ndryshme të fëmijëve. Ajo gjithmonë përpiqet të ndihmojë fëmijët në vështirësitë që hasin dhe është e aftë të dallojë pikat e tyre të forta.

GEIV TOMÇO - BASHKË-THEMELUES & LEKTOR

I diplomuar në Shkencat Kompjuterike, Geiv është një ndër individët më aktivë në Shqipëri si mësues për teknologjitë digjitale dhe si mentor dhe facilitues në komunitetet e programuesve. Me më shumë se 10 vite eksperiencë në fushat e Elektronikës dhe Programimit, talenti i tij është aftësia për të zbuluar, eksperimentuar dhe shpikur teknologji të reja që nuk gjenden aktualisht në vend dhe më pas kalimi i këtij informacioni tek fëmijët e talentuar ose të rriturit që janë të interesuar ndaj tyre.

PLATFORMA INTELIGJENTE E MATJES SË PROGRESIT MËSIMOR

Në metodologjitë tona, ne përdorim mundësitë më të mira që na ofron teknologjia digjitale. Platforma jonë digjitale autentike na ndihmon të ndjekim ecurinë individuale të çdo fëmije, duke u bazuar mbi një numër treguesish psiko-social. Këto të dhëna na ndihmojnë ne dhe prindërit e fëmijëve që të ndjekin hap pas hapi ecurinë mësimore dhe zhvillimin intelektual, ashtu si dhe na mundëson identifikimin e pikave të dobëta për t'i përmirësuar ato në mënyrë më individuale.

KËNDI I LIBRIT SMARTKIDS

Një përzgjedhje me libra të sugjeruar për fëmijët e zgjuar, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga stafi ynë i kualifikuar, libra të cilët mund t'i gjeni në treg për të gjithë audiencën shqiptare.

Ju mund ta porosisni një libër online dhe të paguani në dorëzim. Klikoni mbi një produkt për të filluar me blerjen!

SHFAQJE NË MEDIA

LEXONI BLOGUN TONË

Një orë e veçantë e shkencës
Sot ishte një ditë e veçantë në modulin tonë të Shkencës: një ditë e kaluar pranë natyrës së bashku me prindërit e fëmijëve! Lexo të plotë
Prurja më e re në Modulin e Shkencës
Teksa sapo kemi hyrë në muajin e Biologjisë, kemi prurjen më të re në grupin e aseteve tona: një mikroskop! Edhe pse në miniaturë... Lexo të plotë
Robotika zbarkon në mjediset e Pediatrisë QSUT
Today, on behalf of the annual activity "Toy Drive" organized by M & M Ivanaj Foundations of New York & Lexo të plotë
Electronics
Ashtu siç j'ua kishim premtuar edhe në broshurat e vjetshme, jemi më se të lumtur t'ju prezantojmë me modulin tonë më të ri edukativ: Elektronika! Lexo të plotë
sqSQ