Lojëra matematikore për fëmijët e zgjuar

Lojëra matematikore për fëmijët e zgjuar

800 L

A je gati për një sfidë? Ky libër përmban 101 enigma matematikore të cilat janë krijuar enkas për të stërvitur çdo qoshe të trurit. Secila nga lojërat mund të punohet më vete, gjë që të lë mundësi t’i zgjidhësh ato sipas radhës që do vetë, por janë renditur sipas një shkalle vështirësie, ndaj ndoshta mund t’ia fillosh nga fillimi e të ushtrohesh gradualisht...

Kategori:

Përshkrim

A je gati për një sfidë? Ky libër përmban 101 enigma matematikore të cilat janë krijuar enkas për të stërvitur çdo qoshe të trurit. Secila nga lojërat mund të punohet më vete, gjë që të lë mundësi t’i zgjidhësh ato sipas radhës që do vetë, por janë renditur sipas një shkalle vështirësie, ndaj ndoshta mund t’ia fillosh nga fillimi e të ushtrohesh gradualisht.

Në fillim të çdo faqeje ka një vend të posaçëm për të shkruar kohën që t’u desh për ta përfunduar lojën apo enigmën. Mos u druaj të mbash shënime aty-këtu nëpër faqe: kjo taktikë e mirë mund të të ndihmojë të mbash pistën e logjikës gjatë punës për të zgjidhur enigmën. Disa faqe bosh janë lënë edhe në fund të librit, të cilat mund t’i përdorësh për të shënuar apo për të llogaritur përgjigjet.

Para se të fillosh zgjidhjen e një enigme lexoji me kujdes udhëzimet e thjeshta që ka në çdo faqe. Nëse ngec, lexoji përsëri udhëzimet, se mbase mund të të ketë shpëtuar ndonjë e dhënë. Puno me laps, që të mund t’i fshish shënimet e të provosh ta zgjidhësh në një mënyrë tjetër.

close

Do ta provosh?

1 JAVË PROVË FALAS

Regjistrohu këtu dhe do të marrësh kuponin tënd ekskluziv, si dhe do të qëndrosh i përditësuar me artikujt dhe programet tona më të fundit.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Jini i pari që shqyrton “Math games for clever kids”
sqShqip