Në SmartKids ne besojmë vërtet në ndikimin që do të kenë fëmijët në të ardhmen e jetëve të gjithkujt. Biznesi ynë është ndërtuar mbi parimin e ofrimit të edukimit sa më të hershëm të jetë e mundur dhe ndodhemi gjatë gjithë kohës në proces zhvillimi dhe përshtatjeje të metodologjive të reja, si nga ato që përdoren në shtete të tjera, ashtu edhe nëpërmjet studimeve tona të brendshme.
Si trajtohet STEM tek fëmijët
Mënyra më e mirë e trajtimit të STEM ndaj fëmijëve është nëpërmjet aktiviteteve praktike dhe ku ka më mirë se ndërveprimi me natyrën përreth tyre? Të mësuarit rreth natyrës për fëmijët sa më herët të jetë e mundur është një proces që është vrojtuar prej shumë vitesh tanimë, vrojtime nga të cilat janë nxjerrë shumë rezultate që dëshirojmë t’i ndajmë me ju.
Studimet mbi edukimin e hershëm STEM
Studiuesit thonë që truri i fëmijës zhvillohet më shpejt dhe neuronet krijojnë lidhje më të ndërlikuara ndërmjet moshave 0-5 vjeç, një periudhë kjo mjaft e përshtatshme për të përfituar dhe për të trajtuar metodikë edukimi të hershëm. Ashtu siç thotë dhe Profesoreshë Jennifer Buchter: “Gjatë viteve të para të jetës, të porsalindurit dhe bebet krijojnë rreth 700 lidhje neuronesh në çdo sekondë. Këto procese nervore të nxitura nga biologjia e trupit, si dhe kurioziteti i tyre i lindur për të kuptuar si funksionon bota rreth tyre e bën fëmijërinë e hershme si periudhën më të përshtatshme për të prezantuar tek ta pikëpamjet shkencore të natyrës.” Jennifer punon si profesoreshë me kohë të pjesshme në departamentin e Studimeve Edukative dhe Klinike në Kolegjin e Edukimit në Nevada, SHBA.
Së bashku me një grup ekspertësh të tjerë (më shumë informacione rreth tyre këtu), ata kanë zhvilluar një politikë për “Mbështetjen e fushave STEM në edukimin gjatë fëmijërisë së hershme” që tani gjendet i publikuar në volumin e raporteve të Kolegjit të Edukimit për vitin 2017 që u drejtohen ligjvënësve të shtetit të Nevadës. Kjo vendos bazat e nevojshme që institucionet e edukimit të zhvillojnë dhe përshtatin edukimin STEM jo vetëm si një grup metodologjish dhe aktivitete në klasë, por gjithashtu si një model që do të japë modelin e duhur dhe rezultate praktike duke provuar rëndësinë e edukimit STEM në moshë të hershme.
A është STEM i përshtatshëm për këtë grup-moshë?
Mos mendoni për asnjë çast që ata po e trajtojnë shkencën ashtu siç e njohim ne, të ndërlikuar dhe plot me formula të mërzitshme. Fëmijët e moshave 0-5 vjeç nuk do të kenë nevojë të mësojnë koncepte të përparuara të STEM (qartazi), por nëpërmjet aktiviteteve individuale dhe në grup si dhe ushtrimeve përkatëse ata fitojnë parimet themelore të mënyrës se si funksionon natyra, duke luajtur dhe duke u dëfryer gjithashtu. Fëmijët e moshave 0-5 vjeç, sipas studimit (dhe të gjithë ne e dimë këtë) fëmijët mësojnë më mirë nëpërmjet vrojtimit dhe arritjes së konkluzioneve që më vonë kthehen në intuitë dhe botëkuptim për ta. Ky proces formon tek ta zakone të cilat do të përcaktojnë personalitetin e tyre dhe më tej, karrierat e tyre profesionale dhe ndikimin që do të kenë në shoqëri. Intuita dhe botëkuptimi i tyre janë pikat kyçe të kësaj çështjeje që po trajtojmë dhe sa më herët t’i formojmë ato tek fëmijët, aq më të mirë do të jenë ata në zgjidhjen e problemeve dhe në ndërveprimin e tyre me natyrën përreth.
Si e trajtojmë ne edukimin STEM me fëmijët
Ne shpresojmë që kjo metodologji të mësuari jo vetëm do t’i përgatisë fëmijët për sfidat e karrierave të tyre të ardhshme, por ata do të jenë të aftë të kontribuojnë gjithashtu në sfidat gjithmonë e në rritje të njerëzimit, si pasojë e zhvillimeve të revolucioneve industriale, ndryshimeve të tregjeve ekonomike, çështjeve shëndetësore, duke dhënë pikëpamje dhe zgjidhje të veçanta që do të shërbejnë për këdo në këtë planet të bukur ku jetojmë.
Në SmartKids, ne jemi të lumtur që kemi ndjekur një rrugëtim të ngjashëm dhe kemi arritur të përshtatim dhe zhvillojmë seanca me metodologji të edukimit STEM në kopshte private. Eksperienca jonë tregon që fëmijët e shijojnë këtë lloj aktiviteti dhe u ka pëlqyer të punuarit në grup me shokët dhe shoqet e tyre për të arritur qëllimet e aktiviteteve, si dhe janë treguar shumë krenarë dhe u kanë dëshmuar prindërve arritjet e punës së tyre. Vite më vonë ne kemi pyetur në mënyrë të rastësishme fëmijë të ndryshëm dhe kemi vënë re që e kanë mbajtur mend çdo gjë që kanë bërë gjatë atyre seancave, dhe ju mund të imagjinoni reagimin tonë dhe gëzimin që kemi ndjerë nga fakti që kemi ndikuar në jetët e tyre dhe shpresojmë që ata të mund të ndikojnë në të ardhmen e planetit tonë!
Me çfarë po merret SmartKids tani
Së fundmi kemi zhvilluar një laborator makerspace ku fëmijët mund të vijnë dhe të marrin pjesë në kurse specifike ose të abonohen duke e bërë pjesëmarrjen e tyre më të lirë dhe në disiplina më të shumta. Zbuloni kurset tona STEM duke vizituar faqen e Kurseve në sajtin tonë, ose vizitoni faqen e dedikuar ndaj laboratorit “SmartSpace” nëse jeni të interesuar në një plan tarifor me abonim. Nëse jeni biznes ose institucion edukimi dhe dëshironi të integroni metodologjitë tona bashkë me tuajat, vizitoni faqen tonë e Shërbimeve të Biznesit për më shumë informacione.
Jeni të lirë të na vizitoni tek laboratori ynë ose na kontaktoni nëpërmjet rrjeteve tona sociale!

A është STEM i përshtatshëm për fëmijët e kësaj grup-moshe?